Shefi i Grupit Parlamentar të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që seanca e Kuvendit e planifikuar për të hënën të shtyhet për pasdite, për shkak të përkujtimit të masakrës në Mejë.
Ai tha se Kuvendi duhet të tregojë respekt ndaj viktimave dhe familjeve, duke theksuar se mbajtja e seancës në të njëjtën kohë me homazhet nuk është e përshtatshme.
Tahiri gjithashtu kritikoi mënyrën e menaxhimit të çështjeve buxhetore dhe procedurale në Kuvend, duke i cilësuar disa nisma si improvizime që, sipas tij, rrezikojnë rendin kushtetues dhe funksionimin e shtetit.




