Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Grupi Parlamentar i kësaj partie nuk e mbështet shmangien e procedurave për ndarjet buxhetore në kuadër të Buxhetit të Kosovës për vitin 2026.
Sipas tij, mënyra se si po trajtohen ndryshimet buxhetore është në kundërshtim me ligjin dhe mungon bashkëpunimi institucional.
Hamza ka kritikuar qeverinë duke thënë se veprimet e saj nuk kanë sjellë stabilitet institucional dhe se procedurat nuk janë transparente dhe të rregullta.
Ai shtoi se PDK nuk mund të mbështesë një proces që, sipas tij, rrezikon keqpërdorimin e parasë publike dhe nuk respekton rregullat parlamentare.




