Shqipëria po vijon të shënojë rritje të fluksit turistik edhe në pranverë. Sipas INSTAT, gjatë muajit mars 2026 janë regjistruar 1,289,468 hyrje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, që përbën rritje prej 11.7% krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas të dhënave, kanë hyrë 680,105 shtetas shqiptarë dhe 609,363 të huaj, ndërsa daljet janë rritur gjithashtu me 8.5%.
Evropa Jugore mbetet burimi kryesor i turistëve, ndërsa 97% e vizitorëve të huaj kanë ardhur për qëllime personale. Në tre muajt e parë të vitit, Shqipërinë e kanë vizituar gjithsej 3.58 milionë persona, duke konfirmuar trend pozitiv të turizmit edhe jashtë sezonit veror.




