Politologu Albinot Maloku vlerëson se Kosova ndodhet në një fazë jostabiliteti politik që nga 9 shkurti 2025, duke ia atribuar këtë situatë qasjes për dominim të pushtetit nga subjekti më i madh politik.
Sipas tij, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të gjykojnë mbi bazën e fakteve dhe jo të perceptimeve./EO/
Maloku theksoi se zgjedhjet mund të ndryshojnë raportet në Kuvend, por pa kompromis dhe konsensus, sipas tij, nuk mund të ketë funksionim të qëndrueshëm të sistemit politik.
Ndërkohë, procesi për zgjedhjen e presidentit mbetet i hapur deri më 28 prill, pas dështimeve për arritjen e marrëveshjes ndërmjet partive politike.




