Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka reaguar pas incidentit gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
Starmer u shpreh i tronditur nga ngjarja, duke theksuar se çdo sulm ndaj institucioneve demokratike dhe lirisë së medias duhet të dënohet ashpër.
Ai gjithashtu theksoi se është lehtësim fakti që presidenti amerikan Donald Trump dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt.




