Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se kjo parti nuk do të marrë pjesë në seancën e thirrur për orën 17:00, ku pritet të diskutohet çështja e zgjedhjes së presidentit.
Sipas AAK-së, një seancë me debat për presidentin është e pazakontë dhe nuk mbahet mend të jetë zhvilluar më parë në këtë formë.
Nga pjesëmarrja në seancë kanë paralajmëruar tërheqje edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke e bërë të pasigurt zhvillimin normal të diskutimeve në Kuvend.




