Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe në Mejë me rastin e përvjetorit të një prej masakrave më të rënda të luftës në Kosovë. Ai u takua me familjarët e viktimave dhe nderoi kujtimin e 376 civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës.
Abdixhiku theksoi se dhimbja e familjeve mbetet e madhe edhe pas gati tri dekadash dhe se ngjarje të tilla kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi historike. Ai u shpreh se kujtesa për viktimat duhet të ruhet dhe se Kosova duhet të vazhdojë të kërkojë drejtësi për krimet e luftës.




