Në Kosovë po vazhdon bllokada politike për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa afati kushtetues përfundon nesër.
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë përgjigje të qartë për mbështetjen e mundshme të Vjosa Osmanit për president, e cila gjithashtu nuk ka komentuar procesin.
Partitë politike ende nuk kanë arritur marrëveshje për një kandidat që siguron 80 votat e nevojshme në Kuvend.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që opozita të sjellë emra kandidatësh, por Partia Demokratike e Kosovës e ka refuzuar, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar përfshirjen e Osmanit si kandidate të mundshme.




