Në seancën përkujtimore në Kuvendin e Kosovës për akademikun Rexhep Qosja, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu ka vlerësuar lart kontributin e tij në kulturën dhe mendimin shqiptar.
Ajo tha se Qosja e shndërroi kulturën shqiptare në hapësirë mendimi dhe vetëdije historike, duke theksuar se veprat e tij ishin përgjigje ndaj kohëve sfiduese për shqiptarët.
Sipas Haxhiut, ai dëshmoi se letërsia mund të jetë njëkohësisht art dhe ndërgjegje shoqërore, duke ndikuar në ruajtjen e identitetit kombëtar.




