Ushtarët e EOD-së të caktuar në KFOR në Komandën Rajonale Lindje kanë zhvilluar trajnim për detektimin e pajisjeve shpërthyese të improvizuara dhe inspektimin e automjeteve në Kampin Bondsteel.
Sipas njoftimit, aktiviteti ka për qëllim rritjen e sigurisë së bazës, përmirësimin e aftësive të zbulimit dhe forcimin e koordinimit me personelin e sigurisë.
KFOR thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij në bazë të Rezolutës 1244 të OKB-së, në bashkëpunim me Policia e Kosovës dhe EULEX.




