Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapa për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmet në veri të Kosovës në vitin 2023, pas vendimit për rastin e Banjskë.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian reagoi pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku tre persona u shpallën fajtorë për sulmin.
Sipas aktgjykimit, dy të akuzuar janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa një tjetër me 30 vjet burg.




