Sot dhe nesër në Kosovë po qëndron për vizitë zyrtare një delegacion i Komiteti Ushtarak i NATO-s.
Policia e Kosovës ka njoftuar se do të angazhohet për ruajtjen e rendit publik dhe menaxhimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe aktiviteteve zyrtare.
Në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative, për të mundësuar zhvillimin normal të vizitës.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë këtyre masave.




