Anëtari i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione nga Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami ka kërkuar që Ekaterina Trendafilova të raportojë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Prishtinë.
Ai ka ngritur shqetësime për devijim nga mandati i Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe ka përmendur shkelje të mundshme të të drejtave të njeriut, duke theksuar se kërkesa për raportim synon transparencë dhe jo ndërhyrje në drejtësi.




