Në qytetin port të Odesa në Detin e Zi, të shtënat me armë zjarri dhe një operacion i forcave speciale kanë shkaktuar panik mes kalimtarëve gjatë trafikut të mesditës.
Sipas autoriteteve, pjesëtarë të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) kanë ndaluar disa zyrtarë të zyrës rajonale të rekrutimit ushtarak, të dyshuar për korrupsion dhe shantazh ndaj qytetarëve.
Operacioni, i zhvilluar më 21 prill, ka për qëllim goditjen e rrjeteve të ryshfetit në sistemin e rekrutimit, në një kohë kur Ukrainë po përballet me sfida të mëdha në mobilizimin e forcave për luftën me Rusinë.
Autoritetet dhe analistët e kanë cilësuar korrupsionin në këtë sektor si një nga problemet kryesore që po e vështirëson rekrutimin ushtarak në vend.




