Në Kaçanik, policia ka raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Bajnicë. Pas hetimeve, u gjetën 49 gëzhoja dhe u lokalizua një veturë e dyshuar.
Është identifikuar një person 26-vjeçar, tek i cili u sekuestrua një armë e tipit AK-47 dhe municion.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.




