Organizata për cilësi në arsim ORCA ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, duke kundërshtuar, siç u tha, tentimet për cenimin e pavarësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Aktivisti Dibran Hoxha tha se procesi për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë është i përshpejtuar dhe problematik, duke ngritur shqetësime për transparencën dhe ligjshmërinë.
ORCA kërkoi anulimin e procesit dhe nisjen e një procedure të re, duke theksuar se pavarësia e AKA-së është thelbësore për sistemin e arsimit të lartë në Kosovë.




