Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë janë certifikuar 44 zyrtarë të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH), pas përfundimit të një trajnimi dyjavor për “ballafaqimin me turma”. Trajnimi u realizua nga instruktorët e Njësisë Speciale Operative, me fokus në menaxhimin e situatave me tubime publike.
Ky aktivitet është pjesë e një cikli trajnimesh që do të vazhdojë në të gjitha rajonet policore, me synim forcimin e kapaciteteve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.




