Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Mejë të Gjakovës, në përkujtim të viktimave të masakrës, duke e cilësuar këtë vend si simbol të dhimbjes së madhe të luftës në Kosovë.
Ajo theksoi sakrificën e familjeve të viktimave dhe tha se kujtesa për martirët duhet të shërbejë si udhërrëfyes për të ardhmen, duke kërkuar që rruga përpara të jetë e denjë për sakrificën e tyre.




