Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe në Mejë dhe Korenicë në 27-vjetorin e masakrës së vitit 1999, ku u vranë 376 civilë shqiptarë. Ai e cilësoi këtë ngjarje si masakrën më të madhe të luftës në Kosovë dhe dëshmi të gjenocidit të Serbisë.
Kurti kërkoi drejtësi për krimet e luftës dhe zbardhjen e fatit të 1,565 personave të zhdukur, duke bërë thirrje edhe për presion ndërkombëtar ndaj Beogradit.
Ai theksoi se institucionet duhet të sjellin para drejtësisë përgjegjësit dhe të vazhdohet me hetimet për të pagjeturit.




