Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka përkujtuar viktimat e masakrës së Mejës dhe dëshmorët e luftës në Kosovë, në kuadër të Ditës së të Pagjeturve.
Ai tha se më 27 prill 1999 në Mejë u ekzekutuan 376 civilë shqiptarë nga forcat serbe, ndërsa një pjesë e tyre ende mbeten të pagjetur. Haradinaj theksoi se plagët e luftës nuk mund të mbyllen pa zbardhjen e fatit të tyre.
Ai gjithashtu nderoi bashkëluftëtarët dhe dëshmorët e rënë gjatë luftës, duke vlerësuar kontributin e tyre në çlirimin e Kosovës dhe duke shprehur mirënjohje për sakrificën e tyre.




