Policia Rajonale e Ferizaj ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar në një rast të “lëndimit të lehtë trupor”.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 10.12.2025 në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në afërsi të qendrës tregtare The Village – Shopping & Fun. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit është publikuar fotografia e të dyshuarit, me qëllim ndihmën në identifikimin dhe lokalizimin e tij.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të ofrojnë çdo informacion të mundshëm që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit.




