Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës ka njoftuar mbylljen e përkohshme të disa zonave në Kalaja e Prizrenit, pas vlerësimeve që kanë konstatuar rrezik për vizitorët.
Sipas njoftimit, disa struktura të kalasë janë në gjendje të dëmtuar dhe zonat e rrezikuara janë kufizuar deri në një vendim të ri. Gjithashtu, është pezulluar përkohësisht përdorimi i hapësirave për aktivitete kulturore dhe artistike.
Ministria ka bërë thirrje për mirëkuptim, duke theksuar se masa është marrë për sigurinë e vizitorëve dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore./Sinjali/




