Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se 27 prilli mbetet një datë e dhimbshme për shoqërinë kosovare, duke theksuar se familjet e personave të zhdukur gjatë luftës ende jetojnë mes pritjes dhe ankthit.
Ajo tha se shumë familje ende nuk kanë asnjë informacion për fatin e të afërmve të tyre dhe kërkoi drejtësi për krimet e luftës. Osmani bëri thirrje që Serbia të hapë arkivat shtetërore dhe të japë përgjegjësi për rastet e të zhdukurve dhe varrezat masive.
Sipas saj, paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm mbi të vërtetën dhe drejtësinë, duke theksuar nevojën për zbardhje të plotë të krimeve të kryera gjatë luftës.




