Në Podujevë ka ndodhur një shpërthim në një lokal ushqimi, ku dyshohet se një bombolë gazi ka shpërthyer rreth orës 08:30.
Si pasojë e incidentit, tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Urgjencën e qytetit. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe po heton rastin për të përcaktuar shkaqet e sakta të shpërthimit.




