Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërguar Kuvendit të Kosovës rekomandime për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke propozuar uljen e numrit të votave preferenciale për kandidatët nga 10 në 5 ose 3.
Sipas KQZ-së, numri aktual i votave e vështirëson procesin e numërimit, rrit rrezikun për gabime dhe mund të krijojë vonesa në rezultate. Ndryshimi, sipas tyre, do ta thjeshtonte procesin zgjedhor dhe do të përmirësonte administrimin e tij, sidomos në rast të zgjedhjeve të parakohshme.




