Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar atë si “show propagandues”.
Ai theksoi se deputetët kanë afat vetëm deri nesër për të zgjedhur presidentin e ri, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përndryshe vendi mund të shkojë në zgjedhje.




