Futbollisti i FC Drenicës, Kreshnik Uka, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 30-të në Superligën e Kosovës, pas paraqitjes së tij me dy gola në fitoren 3:2 ndaj Prishtinës së Re. Ky është vlerësimi i tretë për të këtë sezon.
Uka theksoi se fitorja erdhi falë angazhimit të gjithë ekipit dhe përkushtimit në pjesën e dytë, duke shtuar se synimi i klubit mbetet suksesi në kupë, por nuk përjashtohet edhe arritja në garat evropiane.




