Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka bërë thirrje për krijimin e një Agjencie për Mbrojtjen e Kushtetutës, sipas modelit gjerman, duke theksuar nevojën për forcimin e mekanizmave institucionalë në vend.
Behrami ka deklaruar se në Kosovë janë evidentuar shkelje të përsëritura të rendit kushtetues pa pasoja juridike.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti “me dhjetëra herë” kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës dhe kanë sfiduar rendin kushtetues, pa u përballur me përgjegjësi ligjore.
Ai vlerëson se Republika e Kosovës ka nevojë urgjente për një institucion të posaçëm që do të garantojë mbrojtjen e rendit kushtetues dhe demokratik.




