Është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian të hendbollit për vajzat U17, ku Kosova është vendosur në grup me Maqedoninë e Veriut, Lituaninë dhe Greqinë.
Ndeshjet e këtij grupi pritet të zhvillohen në Maqedoninë e Veriut, në periudhën 27–29 nëntor të këtij viti. Në kualifikime marrin pjesë 16 kombëtare të ndara në katër grupe.
Sipas formatit të garës, dy vendet e para të secilit grup dhe kombëtarja më e mirë e vendit të tretë sigurojnë kualifikimin për Kampionatin Evropian, gjithsej nëntë ekipe.




