Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim delegacionin e Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, ku është diskutuar për zhvillimet e sigurisë dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO mbetet synim strategjik i vendit, duke e cilësuar si hap të rëndësishëm për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
Maqedonci gjithashtu ka prezantuar objektivat e Ministrisë së Mbrojtjes për vitet e ardhshme, që përfshijnë zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së, industrinë e mbrojtjes dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke ritheksuar se Kosova synon të jetë partner i besueshëm në sigurinë kolektive.




