Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim delegacionin e Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe atë të Bashkimit Evropian, ku ka falënderuar NATO-n për angazhimin e saj të vazhdueshëm për paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon.
Ai theksoi se roli i KFOR-it mbetet thelbësor për sigurinë e vendit dhe të Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar NATO-n si garantues të sigurisë dhe orientim strategjik për Kosovën.
Kurti gjithashtu foli për përmirësimin e situatës së sigurisë në vend, veçanërisht në veri, si dhe për rreziqet që sipas tij vijnë nga tendencat destabilizuese rajonale. Ai ritheksoi bashkëpunimin e ngushtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës me NATO-n në proceset e sigurisë dhe integrimit.




