Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, duke kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe situatën politike në vend. Ai tha se zhvillimet para dhe gjatë procesit zgjedhor po shoqërohen me presione dhe veprime të rrezikshme për rendin kushtetues.
Haradinaj i bëri thirrje VV-së që të ndalet dhe të mos vazhdojë me këtë drejtim, duke theksuar se pushteti duhet të ushtrohet vetëm në përputhje me Kushtetutën dhe demokracinë. Ai paralajmëroi se nëse vazhdohet kështu, qytetarët do të duhet të reagojnë si “sovran”, përmes protestave apo formave të tjera demokratike.
Ai gjithashtu u bëri thirrje deputetëve dhe kandidatëve për President që të mos bëhen pjesë e veprimeve që, sipas tij, cenojnë rendin kushtetues, duke paralajmëruar pasoja politike dhe morale për ata që përfshihen në shkelje të Kushtetutës./EO/




