Ministrja e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, në “Kosova Finance Forum 2026” është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, Amer Kapetanoviq, ku kanë diskutuar për integrimin ekonomik dhe Procesin e Berlinit.
Ajo ka theksuar rëndësinë e investimeve të qëndrueshme, parqeve industriale të gjelbra dhe reformave institucionale, duke përmendur edhe ratifikimin e marrëveshjeve me EFTA-n dhe CEFTA-n si hap të rëndësishëm për tregtinë rajonale.
Kusari-Lila ka vlerësuar se bashkëpunimi rajonal mbetet vendimtar për zhvillim ekonomik dhe integrim në tregjet evropiane.




