Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar me ironi ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Naim Bardiqi, pas publikimit të një fotografie ku ai shihet duke shkruar mesazhe gjatë seancës për zgjedhjen e presidentit.
Në mesazhin e Bardiqit përmendej shprehja “po e zgjedhim ‘karate’, pastaj të shohim çka thotë Kushtetuesja”, çka nxiti reagimin e Miftarajt.
Ai, me tone ironike, i kërkoi deputetit që të iniciojë rast në Gjykatën Kushtetuese për largimin e kamerave nga Kuvendi, në mënyrë që, sipas tij, të ketë mundësi “të luajë karate me fatin e Republikës”.




