Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke akuzuar Lëvizja Vetëvendosje për shkelje të Kushtetutës.
Në një postim publik, ai tha se situata e krijuar është politikisht e papërgjegjshme dhe juridikisht e paqëndrueshme.
Haziri theksoi se institucionet në Kosovë nuk mund të ndërtohen mbi shkeljen e rendit kushtetues.




