Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve politike për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar procesin si shkelje të Kushtetutës.
Ajo kritikoi qasjen e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se veprimet aktuale tregojnë mentalitet të papranueshëm politik.
Çitaku shprehu keqardhje edhe për përfshirjen e dy kandidateve në këtë proces, duke e cilësuar atë si të dëmshëm për institucionet dhe rendin kushtetues në Kosovë.




