Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën e trajtimit të procesit të zgjedhjes së presidentit, duke e cilësuar si jokushtetuese dhe shqetësuese.
Tahiri tha se Kosova po përballet me një nga sfidat më të mëdha që nga pavarësia, ndërsa akuzoi Kurtin se me veprimet e tij ka penguar krijimin e shumicës dhe konsensusit politik për zgjedhjen e presidentit.




