Shqipëria ka nënshkruar Memorandumin për zhvillimin e hub-it energjetik në Vlorë dhe Marrëveshjen kuadër për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe Greqinë.
Kryeministri Edi Rama tha se këto marrëveshje janë hapa të rëndësishëm për diversifikimin e energjisë dhe forcimin e pavarësisë energjetike të vendit.
Rama theksoi se Shqipëria po kalon nga një sistem i varur nga importet dhe hidroenergjia, drejt synimit për t’u shndërruar në vend eksportues neto të energjisë së ripërtëritshme. Ai vlerësoi gjithashtu partneritetin me SHBA-në si kyç për sigurinë energjetike dhe stabilitetin rajonal.




