Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar 1 aksident trafiku me fatalitet në vend.
Sipas raportit, janë regjistruar 29 aksidente me persona të lënduar dhe 29 aksidente me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 2,403 tiketa trafiku.
Po ashtu, janë arrestuar 30 persona, ndërsa 18 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. Policia u ka bërë thirrje shoferëve për respektim të rregullave të trafikut dhe kujdes në vozitje.




