Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit dhe vendimit për zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.
Ajo tha se vendi po kalon një moment të vështirë, por sipas saj “rrugët që mbyllen nga padrejtësitë hapen nga populli”. Osmani bëri thirrje për më shumë unitet, duke theksuar nevojën për t’i dhënë fund, siç u shpreh, propagandës dhe përçarjeve, dhe për të sjellë shpresë e të vërtetë në vend.




