Njohësi i çështjeve politike, Lulzim Peci, ka kritikuar konferencën e zhvilluar nga Albin Kurti dhe Feride Rushiti në ambientet e Presidencës, duke e cilësuar si keqpërdorim të institucionit për qëllime politike.
Peci tha se veprimi përbën “keqpërdorim flagrant” të Zyrës së Presidentit dhe sipas tij, mënyra e zhvillimit të konferencës tregon qartë, siç u shpreh, qasjen politike dhe synimet e palëve të përfshira.




