KB Bashkimi ka shënuar fitore ndaj KB Bora me rezultat 88:73, në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të “play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll.
Takimi u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi”, ku pas një fillimi më të mirë të Borës, vendasit përmbysën rezultatin dhe e kontrolluan lojën deri në fund.
Me këtë fitore, Bashkimi kalon në epërsi 2:1 në seri dhe i duhet edhe një fitore për t’u kualifikuar në finale.
Ndeshja e katërt do të luhet të shtunën në Prishtinë.




