Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për manipulim në lidhje me çështjen e 15 nënshkrimeve për kandidat për president.
Në emisionin “Debat Plus”, Sadiku tha se letra e LDK-së ka qenë e qartë dhe dëshmon mbështetjen e deputetëve për kandidatin e propozuar nga partia.
Ai shtoi se nuk ishte e domosdoshme përfshirja e emrave në dokument, pasi sipas tij, nënshkrimet e deputetëve tregojnë unitetin e partisë në këtë proces.




