Sekretarja e Përgjithshme e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se vendi ndodhet në krizë të vazhdueshme që nga zgjedhjet e fundit.
Ajo tha se kanë kaluar 444 ditë “krizë dhe pasiguri”, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për përpjekje për shkelje të Kushtetutës.
Çitaku e cilësoi situatën e fundit si “operacion karate” për përmbysje të rendit kushtetues, por shtoi se kjo, sipas saj, ka dështuar.
Ajo tha se Kosova po përballet jo vetëm me krizë politike e institucionale, por edhe me krizë morale e kulturore, duke kritikuar mungesën e konsensusit në Kuvend.




