Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar qeverisjen lokale të partisë së tij, duke e cilësuar Rahovecin si një nga shembujt më të mirë të zhvillimit komunal.
Ai theksoi se nën udhëheqjen e Smajl Latifi, komuna ka arritur rezultate konkrete dhe është vlerësuar edhe nga organizata ndërkombëtare.
Haradinaj njoftoi gjithashtu se në Kuvendin Zgjedhor të degës në Rahovec, mandatin e ri katërvjeçar e mori Fatmir Iska, duke e cilësuar këtë si vlerësim për punën e tij dhe vazhdimësi të suksesit të AAK-së në këtë komunë.




