Trajneri i xhudos Driton Kuka është nderuar me çmimin kryesor “Pllaka e Artë” nga Akademia Sportive e Malit të Zi, në Konferencën e 24-t Ndërkombëtare të mbajtur në Budva.
Ky vlerësim i është dhënë për rezultatet e jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe kontributin në zhvillimin e sportit të xhudos.
Nën drejtimin e Kukës, Kosova ka arritur suksese të mëdha, përfshirë 5 medalje olimpike, 10 botërore dhe 30 evropiane.




