Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka ironizuar zhvillimet në Kuvend, duke e quajtur legjislaturën e dhjetë si “Legjislatura Karate”.
Ai u referua procedurës së nisur për zgjedhjen e presidentit, e cila nuk përfundoi për shkak të mungesës së kuorumit, si dhe mesazhit të deputetit të LVV-së, Naim Bardiqi, ku përmendej se presidenti po zgjidhej “karate”.
Sipas Miftarajt, kjo situatë ka lënë një “trashëgimi”, duke e cilësuar gjithë procesin si simbolikë të mënyrës së zhvillimit të kësaj legjislature.




