Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se përpjekja për zgjedhjen e Presidentit pa numrat e nevojshëm përbën “tentim për puç kushtetues”.
Ai kritikoi edhe kryeparlamentaren Albulena Haxhiu për, siç tha, ushtrim presioni ndaj deputetëve për të marrë pjesë në votim, duke e cilësuar këtë si “funksion policor” të papranueshëm.
Hasani theksoi se deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sallë apo të votojnë në një drejtim të caktuar, duke shtuar se roli i presidentit është balancues dhe kyç për funksionimin e institucioneve.




