Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se kjo parti pret të dalë e para në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen pas shpërndarjes së Kuvendit.
Ajo është shprehur se PDK, sipas saj, meriton rikthimin në pushtet për të drejtuar vendin në një drejtim më të mirë.
Musliu ka theksuar se aktiviteti i partisë së saj është i dëshmuar dhe ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke thënë se vendi nuk ka pasur përparim në periudhën kur PDK nuk ka qenë në pushtet.




