Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Slobodan Radenkoviqin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë ngjarjeve në Zveçan në vitin 2023.
Ai është dënuar me dënim unik prej 2 vjetësh burgim dhe 15 mijë euro gjobë, pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale.
Për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, i akuzuari është dënuar me 2 vjet burgim, ndërsa për “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm” është dënuar me 6 muaj burgim, i cili me pëlqimin e tij është zëvendësuar me gjobë në vlerë prej 15 mijë euro.
Në vendim është paraparë edhe llogaritja e kohës së kaluar në paraburgim, si dhe obligimi për pagesën e shpenzimeve të procedurës penale./EO/




